“Arratiset” jashtë Shqipërisë, flasin familjarët e Saimir Tahirit: Arsyeja pse është në...

“Arratiset” jashtë Shqipërisë, flasin familjarët e Saimir Tahirit: Arsyeja pse është në Gjermani

201
0
Shares

Zbulohet arsyeja pse ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u largua pasditen e djeshme nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.
Ai ka udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit, ku dhe pritet të kthehet sot.
Burime pranë familjes së tij, thanë se shkak i këtij udhëtimi kanë qenë çështje personale dhe ai kthehet sot. Nga ana tjetër, burime pranë Partisë Socialiste shtuan se shkak i këtij udhëtimi të Tahirit është një problem shëndetësor i babait të tij, Bashkim Tahiri, raporton “Panorama”.
Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe për këtë arsye, prezenca e të birit atje ka qenë e domosdoshme. Ndërsa avokati i ish-ministrit, i cili është person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi.
Por nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë. Për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit.
I vetmi vendim Gjykate ishte kontrolli i banesës së tij në kuadër të hetimit për çështjen “Habilaj”, vendim që u ekzekutua nga Prokuroria.
Udhëtimi jashtë Shqipërisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, vjen pas një heshtjeje të gjatë publike e mungesës së dy ditëve më parë në Parlament, ku emri tij u risoll në vëmendje gjatë diskutimeve.
Dalja e tij e fundit publike ishte në lidhje me sqarimin e pozicionit të tij në çështjen “Habilaj” ku ai mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Por përveç hetimeve të nisura në lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, emri i tij doli sërish në skenë kur Policia e Elbasanit arrestoi biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në automjet 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit.
Por në lidhje me këtë çështje, deputeti nuk doli asnjëherë të sqarojë publikisht pozicionin e tij, arsyen pse patentat e tij u gjetën në makinën e Sotës, ashtu siç kishte bërë në çështjen e më- parshme, atë të dosjes “Habilaj”.
“Për prokurorët e çështjes, ishte shumë e nevojshme marrja e autorizimit për masën ‘arrest në burg’ ndaj Tahirit, pasi rrezikoheshin provat. Për sa kohë kjo kërkesë u rrëzua, çdo masë tjetër ishte e pakuptimtë (përfshirë edhe bllokimin e pasaportës). Ai, njëlloj, duke qenë i lirë, ka mundësi të ndikojë për provat dhe dëshmitarët”, thanë dje burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY