VIDEO/ Arrestimi i tre ‘të fortëve të Fierit’, ja çfarë gjeti policia…

VIDEO/ Arrestimi i tre ‘të fortëve të Fierit’, ja çfarë gjeti policia…

221
0
Shares

 

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Fierit, Neritan Nallbani deklaroi se është bërë goditja e parë e operacionit të koduar “Forca e Ligjit’. Në Fier u godit një grup kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, ndërkohë që janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për vrasje, rrëmbim personi, trafik kokaine, kanabisi, etj.

FierOperacioni “Forca e Ligjit' ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit. Janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko–organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale. Në fokusin e Policisë në këtë periudhë ka qenë evidentimi, identifikimi dhe goditja e aktivitetit të grupeve kriminale që operojnë ndër vite në fushën e narko-trafikut, por edhe të aseteve që keto grupe zotërojnë.Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit:- K.K, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.- B.A, 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.- D.T, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit K.K, në fshatin Fermë Çlirim.Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit K.K iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë.Shtetasit B.A iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë.Shtetasit D.T iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armave të zjarrit dhe drogës, edhe: – 4 automjete, njëra e blinduar;- 2 armë gjahu;- 1 dedektor valësh;- shkop gome;- 2 thika me përmasa të ndryshme;- 8 telefona celularë; – 900 euro.Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.Deri tani janë dentifikuar disa prej pasurive, si:- 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; – 2 automjeje; – 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem;Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".Operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdoje intensivisht deri në realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Publié par Policia e Shtetit sur mercredi 15 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY