FOTO GALERI/ Të riut durrsak i bëjnë atentat në Savona, qëllohet me...

FOTO GALERI/ Të riut durrsak i bëjnë atentat në Savona, qëllohet me disa plumba, ja dëshmia…

72
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Savona të Italisë mbrëmjen e djeshme, kur një 22 vjeçari shqiptar me iniciale S. R., kanë tentuar ta vrasin, duke qëlluar disa herë në drejtim të tij. Djaloshi nga Durrësi ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ndaj tij u qëlluan disa plumba, ndërsa ka shpëtuar duke u futur në një dyqan cigaresh elektronike. Shqiptari banues në Toirano, u qëllua në zonën e Olivette në krahinën e Savonës. Atentatorët e kanë ndjekur dhe e qëlluan disa herë, ndërsa plumbat e kanë zënë në këmbë 22 vjeçarin shqiptar, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. “Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, të qëlluar nga pas”, ka thënë i riu për mjekët. Ai i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët janë shprehur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen motivet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY