VIDEO/ Edi Rama tejkalon çdo parashikim, shan edhe median italiane për fëmijët...

VIDEO/ Edi Rama tejkalon çdo parashikim, shan edhe median italiane për fëmijët e Bulqizës – Ilir Beqaj e dëgjon “tërë sy e veshë”…

186
1
Shares

Kryeministri Rama nuk duron dot pasqyrimin e problemeve të Shqipërisë as në mediat e huaja. Ai shkoi në një familje në Bulqizë për të t’ju kundërpërgjigjur gazetarëve të emisionit investigative “Le Iene” në Mediaset. Më 31 tetor ata transmetuan një reportazh për kushtet e vështira të jetesës së banorëve të Bulqizës, ku nxirren me tonelata me krom.
Gazetarja intervistoi edhe fëmijët që kishin lënë shkollën për të mbledhur krom.
Sakaq, Kryeministri ka qenë sot në Mat dhe si pjesë e turit u ndal në një familje të Bulqizës ku u shpreh:
“Më erdhi inat me një media italiane se kishin bërë një reportazh të ndyrë për fëmijët që mbledhin krom, me filmime të vjetra. Tani mund të ketë ndonjë rast sporadik, por s’është më siç ka qenë. Për të treguar: Ja Shqipëria! Tmerr… tmerr…. Ç’a të thuash. Kazanë gjithandej…”.
Ndërsa mikpritësit tundnin kokën, Ilir Beqaj e dëgjon “tërë sy e veshë”, duke mos kuptuar e kishte seriozisht apo jo kryeministri i tij…

Leksione mashtrimi falas nga mjeshtrat më të mirë që ka ky vend.

Publié par Nisma #Thurje sur samedi 11 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY