RUSIA 2018/ Ja 26 kombëtaret e kualifikuara – Betejat e fundit për...

RUSIA 2018/ Ja 26 kombëtaret e kualifikuara – Betejat e fundit për 6 vende

107
0
Shares

Në pritje të mbylljes së ndeshjeve të play-off deri tani 26 kombëtare e kanë siguruar një biletë për në Rusi 2018. Ndërsa deri të mërkurën do të mësohen edhe 6 ekipet e fundit.
Në Afrikë është mbyllur gjithçka dhe pesë ekipet e kualifikuara janë Egjipti, Nigeria, Senegali, Maroku dhe Tunizia.
Në Azi deri tani janë kualifikuar Irani, Japonia, Korea e Jugut dhe Arabia Saudite.
Ndeshja e parë në fushën e këtij të fundit ka dalë 0 – 0.
Në Evropë janë 10 ekipe të sigurta në botëror dhe tetë të tjera të cilat do të luajnë për katër vende. Belgjikë, Francë, Islandë, Portugali, Serbi, Angli, Gjermani, Rusi, Spanjë, Poloni kanë prerë tashmë biletën. Nga një vend biletë do të fitojnë edhe fituesit e çifteve Irlandë e Veriut – Zvicër (0 – 1 ndeshja e parë); Kroaci – Greqi (4 – 1 ndeshja e parë); Suedi – Itali (1 – 0 ndeshja e parë) dhe fituesi i Danimarkë – Irlandë (0 – 0 ndeshja e parë).
Në Amerikën e Veriut ku përfshihet dhe ajo Qendrore dhe Karaibeve deri tani e kanë siguruar kualifikimin Kosta Rika, Panamaja dhe Meksika. Në luftë për një biletë është edhe Hondurasi që luan në play – off përballë Australisë. Ndeshja e parë ka dalë 0 – 0.
Në zonën e Oqeanisë në play – off luan Zelada e Re e cila ndeshet me të pestën e Amerikës Latine, Perunë dhe takimi i parë ka përfunduar 0 – 0.
Ndërsa në Amerikën Latine e kanë siguruar tashmë kualifikimin Brazili, Argjentina, Kolumbia dhe Uruguai.

Afrika 4 të kualifikuara nga 5 gjithsej
Egjipt
Nigeri
Senegal
Tunizi
Maroku

Azia 4 të kualifikuara nga 4.5
Iran
Japoni
Korea e Jugut
Arabia Saudite

Europa 10 të kualifikuara nga 14
Belgjikë
Francë
Islandë
Portugali
Serbi
Angli
Gjermani
Rusi
Spanjë
Poloni

Amerika e Veriut 3 skuadra të kualifikuara nga 3.5
Kosta Rika
Panama
Meksikë

Oqenia 0 skuadra të kualifikuara nga 0.5
Zelanda e Re luan në play-off me Perunë

Amerika e Jugut 4 skuadra të kualifikuara nga 4.5
Brazil
Argjentinë
Kolumbi
Uruguai

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY