FOTO/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurve që u zunë poshtë...

FOTO/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurve që u zunë poshtë nga pllaka e mermerit në aksin Berat-Lushnje

247
0
Shares

Policia ka zbardhur emrat e viktimës dhe dy të plagosurve rëndë në aksidentin që ndodhi në aksin rrugor Berat-Lushnje. Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi kur një mermer i ngarkuar në një kamion ka rrëshqitur dhe ka zënë poshtë një makinë tip Peugeot, ku udhëtonin 4 persona. Tre prej tyre mësohet se ishin një familje, nëna me dy vajzat. Një nga vajzat, 24 vjeçarja Erinolda Isufaj ka ndërruar jetë. Dy të plagosur janë identifikuar si Dituri Isufaj, 50 vjeçe dhe Mariko Isufaj 26 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i Erinoldës, ndërsa ka shpëtuar pa lëndime Shkelqim Isufaj. Tre të plagosurit , janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se kamioni drejtohej nga shtetasi me iniciale B.P, banues në Tiranë.

Informacioni paraprak:
Në datën 11.11.2017, rreth orës 12.45, në autastradë, në fshatin Çiflig, Lushnje, nga një mjet tip kamion me targë AA 667 MP me drejtues shtetasin B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një mjet autoveturë tip “Pezho” me targë AA 862 SF që drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili po mer mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje. Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona nga të cilët ka
ndërruar jetë shtetasja E.I, 24 vjeçe. Ndërsa shtetasit Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime. (të katërt banues në Tiranë). Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip kamion shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY