Deputeti i PD-së: Ja kush është “peshku i madh”, nuk mund të...

Deputeti i PD-së: Ja kush është “peshku i madh”, nuk mund të bëhet drejtësia me cironka

144
0
Shares

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se zbardhja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare i mbledhur në 11 nëntor të vitit të kaluar për çështjen e drogës është urgjente.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në Neës24, Flamur Noka u pyet për refuzimin e kërkesës të 7 deputeteve të opozitës dërguar presidentit Ilir Meta ku kërkohej zbardhja e kësaj mbledhje. Noka u shpreh se në atë mbledhje është folur me emra konkretë për zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik droge.
“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë dhe është urgjente. Në dijeninë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë, ku i dërguam presidentit kërkesën për zbardhjen e saj. Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të Sigurisë Kombëtare”, tha Flamur Noka.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se “peshku më i madh” në vendin tonë, është Edi Rama, dhe sipas tij, drejtësi duhet të bëhet duke filluar nga kryeministri. Deputeti demokrat thotë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të mund të bënte asnjë veprim pa mbështetjen e kryeministrit Rama.
“Peshku më i madh në këtë vend është Edi Rama. Po qe se rrejta nuk kap peshkun e madh, nuk mund të bëhet drejtësi me cironka. Peshq të vegjël janë anëtarët e kabinetet qeveritar. Peshk i madh është edhe Tahiri. Kur kemi thënë qeveri kriminale, nuk e kemi thënë kot. Nuk them se nuk ka pasur edhe më parë, por korrupsion galopant, apo termi Shqipëria bazë e drogës në Europës, apo Shqipëria ‘Kolumbi e Europës’, që e thotë DASH, nuk është thënë kurrë më parë.
Saimir Tahiri e kishte 0 shansin të bënte gjithë këto batërdira pa pasur mbështetjen e Ramës. Kam qenë vetë ministër i Brendshëm dhe e di se çfarë mund të bëhet nëse nuk ke mbështetje. Po Rama del dhe thotë këtë vit është mbjellë më pak kanabis. Po, sepse i ka ngelur stok. Ndaj nuk mund të mbjellin pa shitur këtë, jo se e luftoi Edi Rama. Ekspertët e kanabisit thonë se nuk mund të rrijë më shumë se 1 vit e gjysmë, se ndryshe i ik vlera. Ndaj ata po përpiqen të shesin këtë që kanë”, u shpreh deputeti Flamur Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY