“ÇËSHTJA TAHIRI”/ Zyrtari i lartë gjerman: Të mos abuzohet me imunitetin për...

“ÇËSHTJA TAHIRI”/ Zyrtari i lartë gjerman: Të mos abuzohet me imunitetin për t’i shpëtuar drejtësisë

104
0
Shares

Drejtori për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, ka dhënë sot një intervistë të gjatë për DW seksioni shqip, ku komenton situatën në rajonin tonë, dhe pritshmëritë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në BE. Hellbach është pyetur edhe për situatën aktuale politike në Shqipëri. Në fokusin e intervistës ka qenë hetimi për korrupsion dhe lidhje me grupet e trafikut të drogës që po i bëhet ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe dorëheqja e kreut të SHISH. Sipas diplomatit të lartë gjerman nuk duhet të abuzohet me imunitetin parlamentar për të mbrojtur të mandatuarit prej aksesit të drejtësisë. “Një nga detyrat thelbësore të Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në është lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë arsye do të nevojitej konsolidimi i organeve ligjzbatuese në aktivitetin e tyre si edhe procese të ndjekjes penale pavarësisht personit. Po kështu nuk duhet të abuzohet me imunitetin parlamentar për të mbrojtur të mandatuarit prej aksesit të drejtësisë, nëse ka mjaftueshëm momente konkrete dyshimi. Ky është një imperativ i shtetit ligjor”, është shprehur Hellbach.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY