DETAJE/ Pronari i “Range Roverit” të 863 mijë eurove, klienti i Edi...

DETAJE/ Pronari i “Range Roverit” të 863 mijë eurove, klienti i Edi Ramës dhe vegla e lali Erit

555
0
Shares

Armand Lilo, pronari i “Range rever”it ku Orest Sotës ju gjetën 863 mijë euro, është jo vetëm një zaptues i hapësirave të gjelbra e lulishteve, por edhe një kilent i hershëm i kryeministrit Edi Rama dhe sot, vegla e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për llogari të lali Erit, por edhe të interesat e tij personale, ai arrit rreth 5 muaj më parë, të merret rol “protagonisti”, kur ndërsa zaptoi lulishten për pallate, te ish-Parku i Autobusëve, amplifikoi edhe një mashtrim sipas të cilit “leja për pallat ishte dhënë nga Basha, por se nuk u lejua të ndërtonte pallatin, sepse kunati i tij, kërkoi ‘gjobën’”.
Megjithëse në momentet e para të fillimit të ndërtimit të kompleksit të pallateve pran ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, banorët e zonës protestuan, mediat “e kapura” nga Erion Veliaj, jo vetëm që nuk i dhanë hapësirë kësaj proteste, por në një mënyrë të turpshme, njësoj si me vdekjen e Ardit Gjoklajt, të cilën Erion Veliaj arriti të manipulojë…, zhurmuan reagimin e Armand Lilos, ndërtuesit që zaptoi lulishten për pallate.
Fillimisht Erion Veliaj vuri në veprim kompaninë e Amrand Lilos. Sipas deklaratës së kësaj kompanie ka qenë pikërisht Basha që ka lëshuar lejen e ndërtimit, në vitin 2013, së bashku me Planin Vendor të kryeqytetit, kohë kur ai ishte ende kryebashkiak.
Madje, kompania e Armand Lilos ka shkuar më tej duke pretenduar se “në 2013, Bashkia e asaj kohe na dërgoi kunatin për ‘t’i falur’ një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit. Ne e refuzuam këtë pasi ishte një ‘gjobë’ për të lejuar diçka që vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjobën e kunatit, z. Basha bëri një teatër duke e quajtur ‘lulishte’ pronën tonë private si hakmarrje që nuk i falem gjysmën e biznesit”.
Sikur të mos mjaftonte kjo përfshirje e klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në lojë u fut edhe propaganda e bashkisë. Përpos faktit tashmë të stërpërdorur se leja ishte dhënë nga Basha (sikur kjo e legjitimon Erion Velinë që ka fituar votat me slloganin “zero ndërtime në Tiranë”), bashkia përhapi në media edhe një sërë argumentesh të tjerë “në favor të saj”.
Nga një anë Erion Veliaj pretendonte se nuk kishte ç’bënte pasi ajo është një leje e dhënë nga paraardhësi, dhe nga ana tjetër ai edhe mburrej me këtë leje. Ai këmbëngul se me rritjen e taksës për ndërtuesit, ai do të marrë prej këtij ndërtimi 5 milionë euro për buxhetin e bashkisë, se ky subjekt do të ndërtojë më pas një parking dhe një godinë 5 katshe pronë për bashkinë. Dhe për më tepër, pretendon bashkia, i gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit, pjesa tjetër do të jetë hapësirë e gjelbër dhe do i kalojë pronësia bashkisë, pra do të jetë aset publik. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY