Nis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Prioritet do të jetë votimi...

Nis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Prioritet do të jetë votimi elektronik

95
0
Shares

Në ambientet e kryesisë së Kuvendit sapo ka nisur punimet në mbledhjen e tij të parë Komisioni për Reformën Zgjedhore, që u ngrit pas kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, bashkëkryeatri i PD-së në komision, Oerd Bylykbashi theksoi se prioritet do të jetë ndërtimi i sistemit të votimit elektronik që do të garantojë identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik në mënyrë që zgjedhjet të mos ngelen në duart e 40 mijë komisionerëve. Sipas Bylykbashit mazhoranca i dha jetë këtij komisioni, sepse ndihet e detyruar nga raporti më problematik që OSBE/ODIHR ka paraqitur ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri.

“Më së fundmi po fillojmë reformën zgjedhore. E them këtë se fatkeqësisht jemi sot këtu për të trajtuar tre raporte të OSBE/ODIHR. Fakti që ne mblidhemi kaq shpejt, vjen për një gjë shumë të thjeshtë, për herë të parë që nga viti 2001, që është një turp për këtë mazhorancë, OSBE/ODIHR shkruan në një rekomandim që kërkon ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në këtë rekomandim për herë të parë prioritet është luftimi i shitblerjes së votës, sepse e kanë parë me fakte se si zgjedhjet u blenë me paratë e krimit dhe drogës. Të gjitha rekomandimet kanë të bëjnë me shkelje themelore te standarteve të zgjedhjeve.  Është një parlament dhe një mazhorancë që e ka legjitimitetin e vetë nga krimi zgjedhor, nga presioni i administratës dhe këtë e thotë OSBE/ODIHR. Të gjitha këto janë të papranueshme. Nëse nuk rregullohen standartet e zgjedhjeve, shqiptarët nuk do të votojnë kurrë në mënyrë të lirë”,tha Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY