FOTO/ Komisioneri Johanes Hahn takon Kryemadhin dhe Vasilin

FOTO/ Komisioneri Johanes Hahn takon Kryemadhin dhe Vasilin

80
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, kanë zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn. Takimi mësohet se është zhvilluar në në zyrën e grupit parlamentar të LSI në Kuvend dhe biseda është fokusuar tek zhvillimet e fundit në vend. Një çështje tjetër e rëndësishme që është diskutuar mes palëve është edhe e ardhmja e Shqipërisë në raport me BE-në. “Znj. Kryemadhi i shprehu falenderimet Bashkimit Europian për mbështetjen e Shqipërisë në ecurinë e procesit të integrimit europian si dhe për asistencën financiare ndër vite për reformat integruese. Në mënyrë të veçantë Kryetarja e LSI ka vlerësuar investimin e partnerëve ndërkombëtarë, BE dhe SHBA për
Reformën në Drejtësi, por ka denoncuar bllokimin nga ana e mazhorancës aktuale të ngritjes së strukturave të Vettingut, të cilat janë shtylla kryesore të reformës. Znj. Kryemadhi i parashtroi Komisionerit faktet për situatën e rënduar politike,
ekonomike dhe sociale, ku theksi është vendosur te influenca direkte e krimit të organizuar në zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe aktualisht në instancat shtetërore apo në qeverisje. Kryetarja e LSI kërkoi nga Bashkimi Europian hapjen sa më të shpejtë të negociatave, si garanci për të luftuar bashkërisht krimin, drogën dhe korrupsionin qeveritar, për të rikthyer stabilitetin, ringritjen e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Znj. Kryemadhi ndër të tjera theksoi nevojën për një rol më aktiv, denoncues dhe paralajmërues ndaj qeverisë nga Bashkimi
Europian, ku në këtë situatë ku është Shqipëria është vendimtare jo për fatin politik të opozitës, por për fatin e vendit dhe shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY