Gjyqtari 300 milionësh në 2014 deklaronte si pasuri vetëm një apartament, ja...

Gjyqtari 300 milionësh në 2014 deklaronte si pasuri vetëm një apartament, ja detajet…

113
0
Shares

Gjyqtari Shkelqim Miri që u arrestua gjatë mesantës, pasi në banesë iu gjet shumë prej 300 milionë lekësh dhe është nën hetim nga Prokuroria për korrupsion pasiv, ka qenë dikur edhe anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në vitin 2014 zbardhi deklaratat e pasurive të anëtarëve të KLD dhe rezultonte se Shkëlqim Miri kishte prenotuar në vitin 2009 një apartament dhe gjatë vitit 2013, kishte shlyer 6 mijë euro. Sipas “Panorama” atij i kishin ngelur ende pa paguar edhe 11 mijë euro. Të ardhurat e Mirit për 2011-n kanë qenë 1.2 milion nga Gjykata e Apelit, 1117 mijë lekë nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së dhe 717 mijë lekë të ardhurat e bashkëshortes në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pasuria e deklaruar në 2014 ishte: Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 49.8 m2 në vlerën 3 milionë lekë, pjesë e regjimit martesor;

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti):

Kursime në vlerën 400 000 lekë;

Automjete: Nuk zotëron;

Sende me vlerë: Nuk zotëron;

Tituj Financiarë (bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara): Nuk zotëron;

Dhurata: Nuk zotëron.

Kjo është deklarata e fundit që është bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY