SHENIM/Një informacion për Bolinon, lidhur me droni.al

SHENIM/Një informacion për Bolinon, lidhur me droni.al

304
0
Shares

Bolino me kryeministrin Rama gjate prezantimit te nje prej projekteve qeveritare te Bolinos

Pronari i televizionit Report Tv dhe disa projekteve të qeverisë shqiptare, Carlo Bolino deklaroi sonte në Top Channel se të gjithë e dinë se kush është pronar i televizionit të tij por nuk e dinë se kush është pronar i Droni.al.

Droni.al është një portal lajmesh që publikohet nga një grup gazetarësh, emrat e të cilëve shfaqen rregullisht në shkrimet e këtij portali. Është i regjistruar, ka nipt dhe paguan taksa. Paguan shumë më pak se Bolino se ka reklama shumë më pak se mediat e tij. Nuk e financon as qeveria dhe as opozita. Në këto rrethana mund të shfaqej edhe si blog dhe nuk kishte asnjë arsye të regjistrohej.

Bolino duke i bere guide kryetarit te bashkise se Tiranes, Erion Veliaj (foto: shqiptarja.com)

Ndërkaq Bolino financohet nga qeveria dhe bashkia e Tiranës. Po të hapësh mediat e Bolinos ka reklame të bashkisë si ujësjellësi, plehrat, ajri, zogjtë etj; reklama të qeverisë si OSSHE, ndal korrupsionit, turizmi, informacione; pa llogaritur projekte milionëshe të qeverisë që i janë dhënë pronarit Bolino.

Edhe ne që bëjmë dronin, edhe lexuesit tanë paguajnë faturat e energjisë, ujit, bëjnë plehra dhe kanë ajër rreth e rrotull tyre si dhe zogj. Por bashkia nuk jep asnjë reklamë, bile nuk na nis as videot e gatshme që përgadit EVTV i cili ka redaksinë më të madhe në Tiranë dhe bën gjysmën e edicioneve të Bolinos. Aq më pak qeveria fut dorën në xhep për ndonjë reklamë institucionale sic vepron me disa portale që janë shumë më të vegjël se ne por të dashur me pushtetin po aq sa Bolino.

Problemi i medias në Shqipëri nuk është droni.al apo inisiativa gazetarësh të ngjashme me të. Problemi i medias në Shqipëri është qeveria që financon 80 për qind të medias për të shuar 20 përqindëshin tjetër. Janë pronarët e mediave si puna jote që mbushin xhepat me paratë e qytetarëve shqiptarë duke i gënjyer ata për punët e qeverisë.

Këtu nuk ka ‘fake news’, gjendja është më keq. Këtu ka ‘fake media’. Dhe ju Carlo jeni një kontributor i këtij lloj biznesi mediatik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY