Kuvendi shkarkon kreun e AKEP, Pirro Xhixho

Kuvendi shkarkon kreun e AKEP, Pirro Xhixho

295
0
Shares

Pas një seance maratonë diskutimesh, Parlamenti shkarkoi sonte kreun e AKEP, Pirro Xhixho dhe miratoi tre ligje që lidhen me pronësinë dhe investimet.

Tre projektligjet janë ai për titujt e pronësisë, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës dhe marrëveshja e interkonjeksionit me Maqedoninë, kanë marrë edhe votat e PD e LSI.

Ndërkaq kreu i AKEP Xhixho ishte i mbështeur për këtë post nga LSI.

 

Votimi në Kuvend

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar” – 101 pro 3 kundër 8 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” – 110 pro 1 abstenim (Nard Ndoka)

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main, në lidhje me marrveshjen e huasë, ndërmjet Operatorit të Sistemit te Transmetimit.sh.a. (OST) dhe KfË Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kv Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë) – 113 vota pro, asnjë kundër

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY