“NARKOS” made in ALBANIA”/ Gazetari Artan Hoxha: Në Ekuador plagosën bosin e...

“NARKOS” made in ALBANIA”/ Gazetari Artan Hoxha: Në Ekuador plagosën bosin e kokainës, ja detajet…

457
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar me detaje lajmin e publikuar nga mediat për atentatin që i është bërë një shqiptari të lidhur me trafikun e kokainës në Ekuador. Sipas Hoxhës është qëlluar një bos i kokainës, që jo rastësisht lëvizte me makinë të blinduar. Gazetari investigativ thekson se shqiptarët nuk e presin më kokainën nga shitësit e radhës, por kanë krijuar linjat e veta të transportit dhe për këtë kanë shkuar direkt në burim. “Ndiqeni kronikën e mëposhtme. Shihni ne cfare mjeti luksoz dhe te blinduar leviste bosi shqiptar i radhes ne rruget e Guayaquil-it te larget. Serish viktime e nje atentati mafioz. Behet fjale per nje prishje pazari prej miliona dollaresh ne trafikun e kokaines. Po cfare bejne shqiptaret aq larg vendit te tyre dhe Europes, atje lart ne majat e Andeve ne Ekuador?!! Kush dreqin i ka cuar atje, madje sa te qerojne hesapet me njeri-tjetrin?!!! Ka vetem nje arsye madhore, kokaina dhe milionat e dollareve qe burojne prej trafikimit te saj… Besoj se tashme jemi te famshem dhe ne nje kontinent te ri, Ameriken e Jugut. Jemi plotesisht gati per serialin tone “Narkos” made in Albania””, shkruan gazetari Hoxha. Ndërkohë në kronikën e mediave ekuadoriane citohet shefi i policisë së qytetit, Cevallos teksa thotë se viktima ka shtetësi ekuadoriane si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. “Viktima ishte objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj“, është shprehur shefi i policisë duke iu referuar vrasjes së Ilir Hidrit, shqiptarit që u ekzekutua për pazaret e kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY