FOTO/ Deklarata si ajo e Ramës prodhojnë vrasje, ai foli si Vuçiç...

FOTO/ Deklarata si ajo e Ramës prodhojnë vrasje, ai foli si Vuçiç dhe Trump

100
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në konferencën e paradites mbi Median në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht se nuk përdori një gjuhë fyese dhe arrogante atakoi sistemin mediatik në vend dhe pasurinë që kanë akumuluar kompani të ndryshme e lidhi me korrupsionin dhe krimin.  Fjalën e mbajtur nga Rama e kanë kritikuar ashpër reporterët e huaj. Gazetari malazez Zeljko Ivanoviç u shpreh se kur Rama fliste, ai është ndjerë totalisht i abuzuar. Gazetari i ‘Vijesti’ deklaroi se kreu i qeverisë shqiptare foli siç do fliste Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump. “Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rendësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtët: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojme per besueshmerine e burimeve, për historite qe do mbulojme te nesërmen. Tre herë ne dite kjo per kaq shume vite, e pas kësaj nje Kryeminister del ketu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jete e besueshme. Sigurisht qe duhet te jete e tille. Ne jemi te besueshem. Por problemi ka te beje me politikanet. Psh: ne Malte ndodhi nje vrasje, dhe keto lloj fjalimesh prodhojne keto vrasje. Kryeministri atje per vite i thoshte gazetares qe nuk kishte besueshmeri. Dhe me ne fund ajo u ekzekutua nga mafia”, tha me tone të ashpra Ivanoviç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY