Noka ironizon ministrin Xhafaj: A do të merrni ju patentë skafi se...

Noka ironizon ministrin Xhafaj: A do të merrni ju patentë skafi se Ministria e Brendshme e ka bërë traditë

110
0
Shares

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po diskutohet buxheti i Ministrisë së Brendhsme për vitin 2018. Ministri Fatmir Xhafaj tha se buxheti i këtij viti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Pas këtij prezantimi të ministrit ka ndërhyrë deputeti demorkat, Ervin Salianji, duke e pyetur Xhafajn nëse buxheti u rrit për shkak se gjendja është shumë e rëndë dhe shteti është vendosur në funksion të krimit dhe drogës. Ndërkohë nënkryetari i Komisionit, Flamur Noka i kujtoi ministrit Xhafaj se përkrah tij duhet të ishte ulur sot edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Deputeti i PD i kërkoi ministrit Xhafaj që të japë përgjigje për skandalin e 800 mijë eurove në Elbasan dhe zhdukjen e skafit të Tahirit nga Porti i Durrësit. “Është traditë që kur prezantohet buxheti është i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Haki Çako mungon. Policia që ju sot drejtoni a është policia që duam? Para disa ditësh u hoq nga Porti i Durrësit një jaht, 24 orë pasi plasi skandali Tahiri. I kujt ishte ai skaf dhe pse qëndronte në territorin e Policisë Kufitare në Durrës. A mund të bëni një koment se përse heshti Policia e Shtetit për skandalin e fundit në Elbasan. A do të merrni patentë skafi ju se Ministria e Brendshme e ka bërë traditë?”, tha Noka. Ministri deklaroi se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm për ngjarjen, kuu arrestua biznesmeni dhe u sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit që u gjetën në automjetin e tij. Sipas Xhafajt, hetimet do të vlerësojnë mënyrën si është sjellë Policia dhe deklaroi se e gjithë ngjarja është e regjistruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY