DOSJA HABILAJ/ Prokuroria me prova të reja për financierin Nazer Seiti, gjykata...

DOSJA HABILAJ/ Prokuroria me prova të reja për financierin Nazer Seiti, gjykata e lë në burg

174
0
Shares

Siç ishte lajmëruar ditën e djeshme ka nisur në orët e parë të mëngjesit senaca për Nazer Seitin, anëtari i klanit të Habilajve, i cili ka kërkuar ekstradimin dhe gjykimin në Itali. Nazer Seiti kishte marrë masën arrest me burg për 20 ditë, por Prokuroria ka argumentuar se posedon prova të reja për grupin kriminal ku bën pjesë ai. Nisur nga provat e reja, organi i akuzës ka kërkuar ashpërsimin e vendimit dhe vendosjen e masës arrest me burg për financierin e Habilajve. Sipas prokurorëve të çështjes ka përgjime të rëndësishme telefonike dhe ambientale për grupin kriminal, ku bën pjesë Nazer Seiti. Rezulton se gjatë një bisede midis Moisi Habilajt dhe Nazer Seitit ata e kanë kuptuar se ishin nën përgjim. Prokuroria ka nënvizuar se hetimet për këtë grup të strukturuar të narkotrafikut kanë nisur që prej vitit 2012 dhe përfunduan me arrestimin e Moisi Habilajt. Pas paraqitjes së provave të reja të organit të akuzës, ka qenë avokati i të pandehurit që kërkoi kohë për tu njohur me dokumentat dhe kështu u ndërpre seanca. Pas kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg për Nazer Seitin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY