Kryeprokurori i Roterdamit: Shqiptarët zotër të drogës në Holandë!

Kryeprokurori i Roterdamit: Shqiptarët zotër të drogës në Holandë!

94
0
Shares

Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Holandë dhe kontrollojnë portin më të madh në Europë. Shqetësimin për rritjen e kriminalitetit shqiptar në vendin e Bashkimit Evropian e ngre kryeprokurori i Roterdamit, Marc van Nimwegen.
Në një intervistë për Vizion Plus ai thotë se rrjetet e organizuara kriminale të shqiptarëve kanë arritur të kontrollojnë pikat kyçe në importimin e kokainës që nga burimi në Amerikën Latine duke furnizuar më pas vendet e Bashkimit Evropian.
“Më lejoni së pari t’ju them se Roterdami është një qytet multinacional dhe ne kemi një nga portet kryesore të Botës. Është një port gjigand me logjistikë të madhe dhe gjithashtu përdoret nga kriminelët për trafiqe ilegale. Kemi probleme të krimit multinacional me organizata kriminale nga e gjithë bota. Vitet e fundit kemi parë se disa rrjete fluide të kriminalitetit shqiptar kanë arritur të sigurojnë pozicion shumë të fortë e rëndësishëm në portin e Roterdamit. Fillimisht ata ishin në Blegjikë ne Antwerp dhe tashmë kanë arritur një pozicion ekonomik të paligjshëm në portin e Roterdamit. Ata duket se janë të aftë të kontrollojnë pikat e tyre në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut ne Roterdam dhe më pas nga Roterdami duke furnizuar Europën”, deklaroi Marc van Nimwegen, Prokuror i Përgjithshëm i Roterdamit, Holandë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY