Trondit gazetari Basir Çollaku: Së shpejti një peshk më i madh se...

Trondit gazetari Basir Çollaku: Së shpejti një peshk më i madh se Tahiri do të bjerë në rrjetën e SHBA-ve

758
0
Shares

Gazetari i kronikës së zezë, Basir Çollaku, që njihet si intervistuesi i ish-oficerëve të Antidrogës që kanë denoncuar përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në trafikun e drogës, me anë të kushërinjve të tij Habilajt, ditën e sotme ka tronditur opinioin publik. Në një postim në Facebook ai thotë se shumë shpejt një peshk i madh do të bjerë në rrjetën e SHBA-ve dhe çështja Tahiri do të duket tepër e vogël.

Postimi i Basir Çollakut:
Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur… me dëshmi, dokumente dhe fakte … më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY