Tiranë, policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim një tjetër për...

Tiranë, policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim një tjetër për posedim të narkotikëve

88
0
Shares

Specilistët e Seksionit për Narkotikët në Policinë e Tiranës pasi kanë konstatuar me posedim të lëndëve narkotike dy të rinjë dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të tyre. Policia ka arrestuar Gentian Kalemi, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Ahdi Zeqollari, 24 vjeç, banues në Progradec. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi J. B., 25 vjeç, banues në Korçë. “Në Rrugën “Hoxha Tasim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojtë Cannabis Sattiva, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë. Në Rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte shetasi J. B., dhe pasagjer Ahdi Zeqollari, ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B. Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22..4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë””, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY