“Në Shqipëri, kriminelët nderohen nga Policia”

“Në Shqipëri, kriminelët nderohen nga Policia”

270
0
Shares

Gazetari i njohur Blendi Fevziu i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se para dy muajsh një oficer që hetonte një grup kriminal të rrezikshëm në Holandë dhe Belgjikë, tregoi se një prej anëtarëve të këtij grupi, i superkërkuar në tre shtete, në Shqipëri nderohej edhe nga policët…
“Para rreth dy muajsh pata një takim me një oficer, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të hetuar një bandë shumë të rrezikshme midis Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut. E di çfarë tha? Personazhe të tillë të botës së krimit ka sa të duash. Atje lëvizin me transport publik dhe janë të padukshëm, ndërsa këtu shprehin arrogancë ndaj qytetarëve. E kemi të dokumentuar që ky person që ne e kërkojmë në vendin tonë, kalon në rrugë dhe makina e tij nderohet nga punonjësi i policisë. Pse nuk e di policia ku është ky banditi?”, rrëfeu Fevziu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY