Patentat dhe 800 mijë eurot, Prokuroria do të marrë në pyetje Saimir...

Patentat dhe 800 mijë eurot, Prokuroria do të marrë në pyetje Saimir Tahirin dhe shoferin e tij

182
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë dosjen e Orest Sotës, biznesmenit 25 vjeccar që në makinë ju gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese të Saimir Tahirit. Duke marrë shtysë nga dëshmia e Sotës, prokuorët kanë vendosur që të marrin në pyetje edhe ish-ministrin e Brendshëm, së bashku me shoferin e tij, Gentian Ceka. Ceka dhe Tahiri do pyeten për praninë e pajustifikueshme të tre patentave të Tahirit dhe gruas së tij, në automjetin “Land Rover”, ku u sekuestruan dhe katër çanta me para. Në kuadër të hetimeve, prokuroria do verifikojë me imtësi tabulatet e Gentian Cekës, pasi ka dyshime se ky i fundit mund të ketë qenë në makinë. Orest Sota e ka justfikuar praninë e patentave në automjetin e drejtuar prej tij, me miqësinë që ai ka me shoferin e Saimir Tahirit, por rrethanat e vërteta të ngjarjes pritet të zbulohen nga organi i akuzës. Ndërkohë, vazhdon të mbetet misterioze origjina e 863 mijë eurove që janë sekuestruar në makinë, shumë kjo që nuk ka pasur asnjë dokument bankar apo faturë pagese shoqërimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY