FABULA/Edhe Sajmiri vrapon si në përrallë

FABULA/Edhe Sajmiri vrapon si në përrallë

315
0
Shares

Edhe Saimir Tahiri po vrapon si në përrallë. Të paktën këtë lë të kuptosh fabula e treguar nga ish deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, fabul të cilën e ka shkruajtur Fatmir Baci.

Ja cfarë thotë fabula:

Vrapon kërmilli nëpër pyll dhe takon dhelprën. E pyet dhelpra;

– Përse nxiton kaq shumë, për ku je nisur?

– Po më ndjek policia financiare – i thotë kërmilli.

– Edhe, ç’punë ka policia financiare me ty? – pyeti sërish dhelpra.

– Unë kam shtëpi, gruaja ime ka shtëpi, fëmijet e mi kanë shtëpi…

Kur dëgjoi dhelpra se për çfarë bëhet fjalë, filloi të vraponte edhe ajo. Në nxitim e sipër, takon lejlekun i cili e pyet.

– O dhelpër, përse me kaq nxitim?

– Po me ndjek policia financiare – i thote dhelpra.

– E përse po të ndjek? – pyet lejleku.

– Unë jam e veshur e tëra me gëzof, burri me gëzof, të gjithë fëmijët me gëzof…

Akoma pa mbaruar dhelpra fjalën lejleku ia dha vrapit. Në nxitim e sipër i del perpara majmuni, e natyrisht edhe ai duhet të pyesë;

– O lejlek, prej kujt po nxiton të fshihesh?

– Nami, majmun, nami, policia finaciare po më ndjek.

– Pse nami dhe pse po të ndjek? – pyet majmuni.

– Nami për shkak se këmbët e gjata na i llogarisin si standart. Pra, unë siç e sheh jam në standarte te larta, gruaja në standarte të larta dhe fëmijet po ashtu në standarte të larta.

Me të dëgjuar se kush është arsyeja e vrapit të kafshëve, fillon edhe majmun të vrapojë me sa mundej. Kur e shikojnë kafshët e tjera, çuditen dhe e pyesin;

– Po ti pse po vrapon, kush po të ndjek?

– Në kësi situatash, neve bythzbuluarve, neve pabreksave, na godasin të parët…

Fabul nga Fatmir S. Baçi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY