REPORTAZH/ Gazetarët e Rai3 japin alarmin për tonelatat e drogës, zbulojnë fermë...

REPORTAZH/ Gazetarët e Rai3 japin alarmin për tonelatat e drogës, zbulojnë fermë kanabisi në Durrës

300
0
Shares

Gazetarët italianë të emisionit ‘Estovest’ që transmetohet në RAI-3 kanë vizituar Shqipërinë për të realizuar një reportazh për çështjen e kanabisit. Përveç informacioneve të zakonshme, gazetarët kanë zbuluar një fermë kanabisi në Durrës dhe një tunel në cilin kishte pasur tonelata me drogë që sipas gazetarit ‘kanë mbërritur në Itali tani’. Gazetarët e ‘Estovest’ kanë intervista edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me situatën e fundit të drogës në Shqipëri. “Një gjë dua të nënvizoj, për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur pasi janë 10 mijë tonelata drogë në tunele”, ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha. ‘Ndoshta është e vërtetë ajo çfarë thotë ish-kryeministri Sali Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një pushtim droge të paprecedentë që vjen nga Shqipëria’, thotë gazetari në komentin e tij duke e shoqëruar me pamje nga parcelat me kanabis që ndodhen në Shqipëri. Sipas gazetarit italian, 40 tonelatat e sekuestruara vitin e kaluar duket se janë një pikë në oqean me atë që pritet të ndodhë me drogën e kultivuar në Shqipëri, që pritet të lëshohet si një cunam kanabisi drejt Europës. Në reportazhin e realizuar në Shqipëri, gazetarët italianë kanë zbuluar edhe një bunker të madh në Durrës që më parë kishte qenë i mbushur plot me kanabis. “Vjen ende era e kanabisit, që të mbyt”, shprehet gazetari italian. /Syri.net/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY