Belind Këllici publikon tenderin miliardësh të Sotës pa asnjë ditë eksperiencë

Belind Këllici publikon tenderin miliardësh të Sotës pa asnjë ditë eksperiencë

212
0
Shares

Kreu i FRPD, Belind Këllici ka publikuar sot disa të dhëna në liudhje me bizneset e Orest Sotës, biznesmenit që kujdesej për dy patentat e marinës së Saimir Tahirit.

“Orest Sota pa asnje eksperience ne biznesin e tij, ja doli te fitoje tenderin mbi 1 miliard leke vetem dy muaj me pare.

Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë eurot e Saimir Tahirit dhe dy patentat e tij, është i njohur për lidhjet e vecanta dhe me kryeministrin e Edi Rama.

Kjo lidhje i ka mundësuar kompanisë së Orest Sotës të përfitojë ndonëse pa asnjë eksperiencë dhe një tendër prej 1 miliard e 106 milion lekesh me date 05.09.2017 nga OSHEE sha Vlore per: “Ndërtim fideri i ri, N/St Mifol, për zonën Novoselë – Akërni – Bishan si dhe rrjet TU me ABC”.

 

Kompania nuk ka ne bilancin e asaj asnje pune dhe asnje aktivitet tjeter pervec ketij tenderi.

ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk është themeluar më 16.02.2015 në 100% pronesi të shtetasit OREST SOTA. Deri më 13.12.2016 shoqëria quhej IKONA CONSTRUCTION shpk dhe më pas ka ndryshuar emrin ne ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk, sërisht në pronësi 100% të shtetasit OREST SOTA.

Orest Sota duket se është shperblyer jo pak për besnikerine e treguar ndaj Rames dhe Tahirit.

Image may contain: text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY