Orest Sota fitoi tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit të Kombinatit

Orest Sota fitoi tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit të Kombinatit

604
0
Shares

Orest Sota fitoi tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit nr- 6 të Kombinatit. Sipas informacioneve  biznesmeni i ndaluar nga  policia, të cilit i janë gjetur 800 mijë euro në makinë dhe dy patenta ne emrin e Saimir Tahirit është sipërmarrësi i kompanisë “Eco Construction” i cili ka fituar një tender të Policisë së Shtetit kur ministrinë e drejtoi Saimir Tahiri.

Punimet kanë nisur në 13 shkurt të 2017 dhe afati i punimeve është 15 muaj ndërsa i gjithë rikonstruksioni ka kushtuar 219.483.552  lekë me TVSH.

“Sot është përplasja mes Shqipërisë së llafeve dhe Shqipërisë së Punës. Shqipëria e llafeve vazhdon punën e vet …ndërsa Shqipëria e punës është ajo që po bëjmë ditë për ditë …”, – ka deklaruar Ministri Tahiri në ceremoninë e nisjes së punimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY