EMRI/ Përdhunoi nusen e djalit, arrestohet pas 4 vjetësh vjehrri

EMRI/ Përdhunoi nusen e djalit, arrestohet pas 4 vjetësh vjehrri

89
0
Shares

Policia e Devollit ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për përdhunimin e nuses së djalit.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të 2013 dhe tronditi mbarë opinionin në atë kohë, kur nusja e djalit të Gjergji Begollit ishte vetëm 17 vjeç. Ajo e denoncoi në polici vjehrrin se kishte kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë, akuzë që Begolli e mohonte.
Me një vendim të gjykatës së Apelit në shkurt të këtij viti, 48-vjeçari është dënuar me pesë vite burg në akuzën “e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY