PROJEKTLIGJI/ PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet falas për nxënësit nga...

PROJEKTLIGJI/ PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet falas për nxënësit nga klasa I – IX

71
0
Shares

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar dy ditë më parë në Parlament, amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
“Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, ky është propozimi i depozituar në Kuvend, nga Partia Demokratike, me 30 tetor.
Tekstet shkollore të paguara nga shtetit, ka qenë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh.
Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë.
Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE.
Tekstet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët, thuhet në relacionin që shoqëron këtë projektligj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY