Po vinte nga Greqia me çifte në krah, ndalohet në kufi 45...

Po vinte nga Greqia me çifte në krah, ndalohet në kufi 45 vjeçari

102
0
Shares

Një 45 vjecar ka rënë në pranga nga Policia kufitare e Kapshticës. Iliri nga fshati Gegë i Kuçovës, u arrestua teksa po hynte nga Greqia në Shqipëri, nga mali, më këmbë, me çiften me 2 fishekë hedhur në krahë.

Njoftimi i policise
Më datë 30.10.2017, shtetasi i mësipërm është kapur nga kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare Kapshticë, duke hyrë në territorin shqiptar, nga kufiri i gjelbër në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit personal, këtij të fundit i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale 1 çifte dhe 2 fishekë çifte pa dokumentacionin përkatës.
Veprimet proceduriale u kryhen nga specialistët e Seksionit për Trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY