Edi Rama fillon blerjen e ligjvënësve, denoncon deputetja e LSI-së

Edi Rama fillon blerjen e ligjvënësve, denoncon deputetja e LSI-së

140
0
Shares

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj e ftuar në emision “Ditë e Re” ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka propozuar që të bëhet pjesë e Partisë Socialiste po nuk e ka pranuar propozimin.
“Rama më ka propozuar të shkoj tek partia e tij por nuk kam pranuar”.
Deputetja Malaj është shprehur ne Ora News se Kryeministri Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë, por ka qenë edhe një kundërshtare e flaktë e disa prej vendimeve të tij
“Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje kam qenë kundërshtare e flaktë e tij”, shprehet Malaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY