Investime në spitalin e traumës, por mungojnë pajisjet minimale

Investime në spitalin e traumës, por mungojnë pajisjet minimale

71
0
Shares

Deputeti i PD, Tritan Shehu tha sot se investimi për të cilin krekoset Kryeministri Rama është i qeverisë italiane në një shumë prej 5 milionë eurosh. Ai kritikoi Ramën se pse nuk përmend këtë fakt ndërkohë që thotë se ende në spital mungojnë medikamentet kryesore.

 

Deklarata e Shehut:

“SPEKULLIMET E KRYEMINISTRIT PER “QENDREN E TRAUMES”, JANE TE NJEJTA SI PER TE GJITHE SISTEMIN SHENDETESOR!

 

Ajo qe pame sot ne “Qendren e Traumes” eshte vecse perfundimi i nje projekti te filluar vite me pare, atehere kur Z.Rama nuk ishte akoma Kryeminister, i vonuar edhe per pergjegjesi te qeverisjes se tij.

 

Behet fjale per nje financim te Qeverise Italise prej 5 M Euro, te cilen Z.Rama cuditerisht as e permendi e jo me ta falenderonte sic duhej se pari te bente.

 

Nderkaq ai nuk tha asgje per ato qe duhet te realizoje nje qeveri:

 

1-As nuk u shfajesua per buxhetin qesharak qe, ashtu si e gjithe shendentesia, ka sot edhe ajo qender strategjike, qender e krijuar me 1993 dhe e zhvilluar me sukses, por qe aktualish nevojat kerkojne minimalisht dy te tilla ne vend.

 

2-Nuk permendi se per pasoje ai spital nuk ka as lendet e nevojeshme per anestezine loko-regionale, kaq e domosdoshme ne trajtimin e shume traumave.

 

3-Nuk foli asgje per mungesen e shume prej nenprodukteve te gjakut, te domosdoshme keto ne traumatologji.

 

4-Nuk tha se pavaresisht mega finacimeve abuzive qe i ipen “koncesionit te sterilizimit e materialeve”, ne ate​ spital edhe pllakat metalike e vidat ortopedike, pikerisht per trajtimin e traumes, blihen nga pacientet.

 

Z.RAMA, QE INAGUROI SOT EDHE NJE QENDER REANIMACIONI TE DHURUAR, HAROI SE SE PARI KRYEMINISTRI DUHET TE FLASE PIKERISHT PER POLITIKAT E MEDHA SHENDETESORE, FINANCIMET…

 

Ne fakt ai harroi perseri “Shendetesine Falas” apo Check Up- in famekeq, qe vazhdon te gllaberoje miliona Euro cdo vit edhe pse askush nuk po i drejtohet…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY