Bëri kërdinë në 50 dhomat e hoteleve, arrestohet hajduti shqiptar

Bëri kërdinë në 50 dhomat e hoteleve, arrestohet hajduti shqiptar

567
0
Shares

Një hajdut shqiptar ka rënë në pranga. Ai dyshohet se ka kryer vjedhjen e 50 dhomave të hoteleve spanjolle, gjatë kohës që ato ishin të mbushur me turist britanikë.
I dyshuari shqiptar dyshohet se ka vjedhur laptopë dhe celularë, gjatë momentit që turistët dilnin jashtë hotelit.Sipas policisë spanjolle 24-vjeçari dyshohet se ka përdorur një kombinim të kartave të rreme për të hapur dyert e dhomave të hotelit.
Javën e kaluar, stafi i hotelit në Magaluf, kapi hajdutin por pas përplasjes, arriti të largohej. Por zhurma e shkaktuar gjatë vjedhjes, ka bërë që policia spanjolle ta dalloj në hotelin Clavia.
Gjatë kohës që policia mbërriti në vendngjarje, hajduti shqiptarë po përdorte çelsa të rremë për të hyrë në dhomat e hotelit, policia e ka arrestuar menjëherë. Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur sendet që kishte vjedhur në hotel.
Shqiptari akuzohet për 50 vjedhje, por hetimet vazhdojnë për të gjetur më tepër fakte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY