Grupi “Habilaj” del përpara gjykatës italiane më 31 tetor

Grupi “Habilaj” del përpara gjykatës italiane më 31 tetor

196
0
Shares

Seanca e parë gjyqësore e vrupit shqiptar të trafikut te droges me ne krye Mpisi Habilajn do te zhvillohet me 31 tetor.  Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane. Shqiptarët e arrestuar në Itali për rrjetin e trafikut të drogës janë; Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ndërsa italianët janë; Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca. Shqiptarët e arrestuar kanë kundërshtuar akuzat. Nga grupi Habilaj në Shqipëri është arrestuar edhe financuesi Nezar Seiti, për të cilin priten dokumentet nga Italia për ta ekstraduar, ndërsa në kërkim është Florian dhe Artan Habilajt, dy vëllezërit e Moisiut që është hapur në Itali. Prokuroria shqiptare për dosjen e Habilajve ka akuzuar për përfshirje edhe ish-ministrin Tahiri, për të cilin kërkoi edhe autorizim nga Kuvendi për arrestim, por shumica vendosi vetëm hetim të lirë.  Grupi i Habilajve akuzohet për trafikun e tonelatave kanabis nga Shqipëria në Itali, ndërsa nga përgjimet rezulton se janë përfshirë edhe zyrtarë të policisë, për të cilët vijojnë hetimet nga pala shqiptare. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY