EMRAT/Itali, 3 “mafiozë” shqiptarë tentuan të arratiseshin nga një burg, policia burgos...

EMRAT/Itali, 3 “mafiozë” shqiptarë tentuan të arratiseshin nga një burg, policia burgos edhe 4 bashkëpunëtorët e tyre

106
0
Shares

Prokurorët në Romë kanë mbyllur hetimin për 4 shqiptarë të cilët natën e 27 tetor 2016, kanë ndihmuar tre të dënuar, po shqiptarë, që të arratiseshin nga burgu Rebibbia.
Mbi ta sipas prokurorit Michele Prestipino dhe prokurores Nadia Plastina, rëndon akuza e evazionit.
Nga dinamika ngjarjes tre të dënuarit që do të ndihmoheshin nga 4 bashkëpunëtorë.
Të dënuarit janë, Teza Basho (i dënuar me burgim të të përjetshëm), Ilir Pere (i dënuar me 25 vjet për vrasje në tentativë) dhe Mikel Hasanbelli (i dënuar deri në fund të vitit 2020 për grabitje dhe prostitucion).
Të 4 bashkëpunëtorët në fakt, po i prisnin jashtë burgut në një makinë në afërsi të ndërtesës, duke bërë të mundur që të lëvizin shpejt.
Hetimet e ekipit në Romë dhe Milano bënë në thelb një analizë komplekse të të dhënave telefonike të përdoruesve të çdo të burgosuri dhe përgjimin kundër familjarët e tre të arratisurve, dhe të hetimeve të kryera nga policia. Katër bashkëpunëtorët u arrestuan më 13 korrik dhe sot prokuroria ka mbyllur hetimet për ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY