DENONCIMI/ “Jam i arrestuar, po më mohohen të drejtat në vendin tim,...

DENONCIMI/ “Jam i arrestuar, po më mohohen të drejtat në vendin tim, ligji është për politikanët”

267
0
Shares

Një qytetar ndihet i mohuar në vendin e tij dhe ka dërguar letër tek Ish-kryeministri Sali Berisha. Me anë të shkrimit që Berisha ka publikuar, qytetari thotë se ndihet i rrezikuar në vendin e tij, pasi ligji nuk është i barabartë si për të ashtu edhe për politikanin.

 

STATUSI I BERISHËS

Letër nga qytetari K.B.!
“Z.Berisha mos ta dëgjoj të përmendësh Vetting e reformë në drejtësi.
Opozita ka përgjegjësitë e veta, diljuni zot ose dorëzohu (LERINI MANDATET NE TAVOLINE, BEHUNI ME POPULLIN)
Lironi të gjithë të burgosurit dhe ata që janë në paraburgim deri sa të arrestohet Sali Berisha dhe Lulzim Basha pasi as ne, ashtu si Saimiri, nuk pranojmë të kemi asnjë akuze nga Prokurorët pa u marrë vendimi i arrestit ndaj jush (kjo lart është filozofia komuniste)

Ça kuptimi ka ky institucion kur ecet me këtë filozofi (unë nuk pranoj akuzë pa u arrestuar vrasësi i presidentit Amerikan John Kennedy)

Unë nuk pranoj t’më hetojë një prokuror që e ka origjinën nga Tropoja.

Unë nuk pranoj pranga nga asnjë prokuror, nëse ata nuk arrestojnë ata që nuk mundën t’i arrestonin ose ku di unë.

Z.Berisha më vjen shumë keq që ju drejtohem juve! Por e shikoj se unë jam i rrezikuar në vendin tim, unë nuk jam i barabartë përpara ligjit.

Ligji është për politikanët por për mua nuk ekziston.
Ky është fundi i një shteti ligjor.
Kjo që unë pashë sot është tronditëse dhe e pa imagjinuar.
Jemi të shokuar përpara një vendimi si ky i sotshmi.
Unë personalisht jam akuzuar nga prokurorët.

Unë personalisht jam deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit: por unë nuk e refuzova, shkova se nuk kisha faj.
Tani Saimiri pse nuk shkon deri sa nuk është fajtor (si un z.Berisha )
Ky nuk është shteti im, ky nuk është vendi im, kjo nuk është Shqipëria ime, unë jam dhe nuk mund të jem shqiptar.

Unë nuk i pranoj ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi.
Për mua ato kanë dy standarde; një për pushtetarët dhe një për mua.

Kam jetuar dhe jashtë Shqipërisë, jam arrestuar dhe atje por të drejtat e mia s’mi ka mohuar asnjë shtet por mi mohon vendi im, shteti im, ATDHEU IM

PËR MUA SOT KY SHTET ËSHTË I FUNDOSUR, NUK DUA MË ASNJË PARTI (partia s’ka kuptim kur ligji shkelet dhe ka dy standarde) Shumë faleminderit nëse më lexoni”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY