Tirana zyrtare, polemika të ashpra me Athinën: Greqia, ndërhyrje të paprecedentë

Tirana zyrtare, polemika të ashpra me Athinën: Greqia, ndërhyrje të paprecedentë

124
0
Shares

Kanë rinisur sot polemikat mes Shqipërisë dhe Greqisë fill pas një deklarate që Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë në lidhje me ligjin e ri për minoritetet që ka miratuar parlamenti shqiptar.

Deklarata e Shqipërisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dëshiron të shprehë indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017.

Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë në proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë, përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit Rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane, përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës e bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit, duke ofruar disponibilitet të plotë sipas legjislacionit dhe praktikës më të mirë ndërkombëtare.

Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave, individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës. Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar, bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona, në përputhje me frymën evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, me gjithë cënimin e klimës së besimit dhe bashkëpunimit që shkaktojnë këto deklarata.

Deklarata e MPJ se Greqise me 19 tetor:

Lidhja e dukshme midis krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet nga arrestimi i kohëve të fundit i nje kreu të trafikut të drogës i cili ndodh të jetë një i afërm i dikujt që deri vonë ishte ministër i lartë në qeverinë e Rama-ngre shqetësimet.

Po aq shqetësuese është fakti se qeveria shqiptare vazhdon të promovojë masa për prishjen e pronës që i përket anëtarëve të Pakicës Kombëtare Greke, brenda kuadrit të politikës së saj për të çrrënjosur praninë historike të helenizmit në rajonin e Himarës. Vendimi i djeshëm i autoriteteve shqiptare konfirmojnë se ligji i miratuar kohët e fundit për minoritetet është një hap prapa për pakicën kryesore në Shqipëri. Ka shumë që e interpretojnë atë si një akt që synon të shkëpusë opinionin publik shqiptar nga çështja kryesore politike që ka dalë me trafikun e drogës. Ne shpresojmë se ky nuk është rasti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY