Tahiri merr në pyetje prokurorët, a është kjo një strategji?!

Tahiri merr në pyetje prokurorët, a është kjo një strategji?!

94
0
Shares

Ish ministri Saimir Tahiri pas rreth 150 minutash që deputetët pyetën Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka filluar ti marrë në pyetje keta të fundit. Tahiri u ka kërkuar prokurorëve të rijonfirmojnë edhe një herë faktin  nëse kishin dijeni për faktin që nuk është referuar material për Habilajt. A është kjo një strategji e PS?!

PYETJET

Tahiri: Ju thatë që nuk është referuar material për Habilajt, jam i saktë?

Prokurori: 2013 e pas nuk ka material.

Tahiri: Nga koha kur jam unë ministër.

Prokurori: Jo

Tahiri: A jeni në dijeni se në 13 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime në trafik droge. Jam këtu vetëm për të vërtetën, dita për politikë do të vijë, a jeni dijeni që jam paraqitur te zyra e Llallës dhe kërkova hetim për përfshirjen e makinës sime në trafik dhe Krimet e Rënda regjistroi procedim për këtë cështje që u mbyll në 29.12,2015. Pra e dini që është hetuar? Kur thoni, që s’ka referim unë them kam ardhur unë të hetoni, e dini këtë?

Tahiri: Kam ardhur unë, pas deklaratave publike të shtatorit 2015, kam kërkuar hetim te ju dhe ju regjistruar procedim dhe mbyllët hetimin dhe dhatë edhe një vendim.

Prokurori: Po flasim për referime për një aktivitet kriminal të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, unë thashë dhe e përsëris prapë në dijeni time nga regjistrat nuk ka material nga policia e shtetit, nga drejtoritë e policisë për personat konkrete.

Tahiri; skandalet politike mi lini mua jam më i zoti, Krimet e rënda ka hetuar me procedimin e shtatit për makinën tim edhe përfshirjen e makinës nga Habilajt, keni dijeni apo jo

Prokurori: Ne në një numër procedimesh që thua ti

Tahiri: Jam ju, nuk jam ti e para e punës

Prokurori: Tani kemi shumë kohë këtu dhe na shpëton diçka.

Tahiri: kam vendimin për pushimin e cështjes në 2015 ku thuhet “Prokuroria Fier mbi bazën e kallëzimit referuar nga Krimet e Rënda Tiranë”, bërë në vijim të kërkesës sime për përdorjen e makinës për trafik droge nga Habilaj, vendimi thotë: Audi a 8, në trafikimin e drogës rezultoi se ky fakt nuk ekziston, në gjithë akteve të gjurmimit dhe verifikimit nuk përmendet ky automjet dhe as nga Dritan Zagani. Në asnjë informacion nga ai apo bërë me dije verbalisht kolegëve apo eprorëve nuk përmendet ky automjet. Nëse unë kam ardhur te Krimet e Rënda për hetim për cilën arsye nuk ju ka mjaftuar të nisnit hetim të thelluar por keni dhënë vendim që makina nuk është përfshirë me Habilajt në trafik droge.

Prokurorja: Pse nuk kemi hetuar atëherë dhe hetoni tani, ska nevojë për përgjigje, atëherë u konkludua ashtu tani hetojmë kështu, në bazë të provave.

Tahiri: Ju thatë se një arsye pse kompromentohem unë është se isha ministër dhe nuk ishte referime nga policia, fakti që unë kam ardhur të kërkoj hetim e hedh poshtë deklaratën tuaj.

Prokuroria: Nuk punojmë me deklarata, ka kërkesë, nuk bëhet fjalë këtu që të hedhim poshtë apo mbajmë deklaratën.

Halimi: Nuk ka ndodhur që i akuzuari ti bëj gjyq prokurorëve. Nuk mund të bëjë pyetje prokurores, po shkatërroni procesin ca është muhabet, pse s’më keni hetuar atëherë, do keni kohë ti sqaroni ato. Ju mesa shoh e keni marrë vendimin. Ose merreni vendim.

Ruci: Asnje paragjykim, nuk jemi as me deputetin, as me prokurorin. Të lutem, deputeti ka te drejte para se te shprehet per mendim te na i beje te qarta te sqaroje pese gjera.

Avokati: Po gjykojmë në një terren kushtetues që garancitë e këtij procesi duhet të jenë në favor të mbrojtjes dhe deputetit që është thirrur, gjykimi i panelit të nderuar është gjykim që ka krijuar standarde, të na krijohen edhe këto standarde. Jemi përballë një kërkesë me relacion përmenden dy prova, dhe nuk përmenden provat që janë thelbi i kërkesës për autorizimin e arrestit.

Ruci: Nuk ka asnjë palë të privilegjuar, qartë, as prokuroria as deputeti, qartë, jeni të barabartë, ju do flisni nëse ju si avokat dhe Tahiri është i prekur direkt ka gjëra për të saktësuar.

Tahiri: nuk kam asnjë qëllim tjetër përvec të vërtetës, para se ju të votoni që unë të shkoj në burg duhet të bëj disa pyetje. Kini mirësinë më dëgjoni. Prokurorë në faqen katër thoni se në katër data, udhëton dhe përdor mjetin e shitur, në këto udhëtime rezulton që Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera, Artan Habilaj etj. Kam dy pyetje, “presje etj” kush janë, unë po shkoj në burg për këtë.

Alibeaj: Ju po i kërkoni prokurorisë provë që nuk e jep dot.

Tahiri: Nuk po ju pyes ju, e kam për prokurorin, lëre ta thotë prokuroria.

Tahiri: Dua të di dy gjëra, unë kam dalë se ju thoni rezulton, dmth e keni verifikuar, përvec Artan Habilajt kush janë të tjerët, e dyta a jeni të bindur dhe keni përmendur TIMS e thoni para komisionit që unë kam dalë me ndonjë nga këta po, apo jo, unë Tahiri kam dalë me ndonjë nga këta person, e kam TIMS këtu, kam dalë jashtë vendit si thoni se kam dalë në katër data.

Prokurori: Kam diçka nëse, duke iu referuar procedurës, disa nga deputetët na përmendën një paralelizëm si të gjykatës, ne kemi paraqitur një kërkesë, rrethana e fakte dhe prova që do ua japim. Nëse vazhdojmë kështu pyetje përgjigje pa fund, i kemi sqaruar

Ruci: I jepni përgjigjë apo jo e drejta juaj, por ai ka të drejtë të pyesë. Është deputet i Kuvendit.

Tahiri: Unë mendoj se nuk ka asnjë parim kushtetues dhe rregullore që më heq të drejtën që të pyes. TIMS është me të dhëna sekrete?

Prokurori: Po.

Tahiri: Ju nuk shfaqni prova sekrete, pse e keni përmendur TIMS dhe të tjerat jo, unë nuk kam asgjë për të fshehur, TIMS e zbardhët si sekret, pse nuk i thoni?

Prokurori: Nuk i përgjigjem kësaj, ne kemi thene qe keni kaluar me automjet ne ato data.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY