“TAHIRI”/ Këshilli i Mandateve, Halimi: E shtynë datën për të shkatërruar provat

“TAHIRI”/ Këshilli i Mandateve, Halimi: E shtynë datën për të shkatërruar provat

80
0
Shares

Deputeti i PD, Halimi është shprehur se shtyrja për nesër e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve për të vendosur për fatin e Tahirit është bërë për të shkatërruar provat në favor të krimit.

“Dënoj qëndrimin e Rucit, që është vegël në dorën e Ramës për ta përdorur në ditë të vështirë, ku kërkon kohë për të shkatërruar provat që lidhin krimin e Tahirit me Ramën. Cdo minutë që kalon është kundër drejtësisë dhe në favor të krimit”- deklaroi ai.

Halimi u shpreh se PD do të jetë nesër në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit, ku do të vendoset për imunitetin e Tahirit pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY