Shkatërrohet banda e trafikut të klandestinëve Shqipëria – Greqia – Itali

Shkatërrohet banda e trafikut të klandestinëve Shqipëria – Greqia – Itali

67
0
Shares

Guardia di Finanza e Lecces ka arrestuar shtatë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar personash përmes detit. Operacioni me emrin e koduar “Caronte” ka nisur që më 2014, në ndjekje të disa kontrabandistëve të njohur nga Brindisi, të cilët bashkëpunonin me kolegët e tyre në Shqipëri, Greqi e Mal të Zi, për futjen ilegale të shumë emigrantëve, duke shfrytëzuar përvojën e grumbulluar nga kontrabanda e cigareve.
Hetimet, të zgjatura mbi dy vjet, kanë faktuar se si banda brindiziane vepronte në bashkëpunim me ortakët në Greqi e Shqipëri. Gjatë gjithë kohës, autoritetet puljeze kanë bashkëpunuar me homologët e tyre në Shqipëri, Malin e Zi, Greqi e Qipro.
Hetimet bënë të mundur identifikimin e një organizate kriminale prej 26 elementësh nga Italia, Greqia e Shqipëria, gjashtë prej të cilëve me banim në Greqi e Shqipëri, të gjithë të denoncuar në prokurorinë e Lecces.
Prokuroria ka lëshuar mandatet e arrestit për shtatë persona, gjashtë italianë dhe një grek me origjinë irakene, të akuzuar për favorizim të emigracionit klandestin, me pagesa që shkonin deri në 4500 euro për çdo person. Po ashtu, është sekuestruar një mjet lundrues që shërbente për trafikimin e klandestinëve.
Një nga subjektet e arrestuar, nga Brindisi, ri-investonte një pjesë të parave të fituara nga trafiku duke marrë pjesë në ankande publike për blerjen e anijeve të nxjerra jashtë shërbimi nga Guardia di Finanza. Këtë aktivitet e kryente përmes një firme me seli në Shqipëri, regjistruar në emër të të birit. Megjithatë, tentativat për blerjen e anijeve vetëm në dy raste kanë pasur sukses, për shkak të parregullsive në prezantimin e ofertave ose në pagesa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY