Përse kryeprokurori Llalla nuk e takoi ish-ministrin Tahiri

Përse kryeprokurori Llalla nuk e takoi ish-ministrin Tahiri

178
0
Shares

U lajmërua se midis ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla do të kishte një takim ditën e sotme. Gazetarët u gjendën në hyrjen e Prokurorisë për të marrë në pyetje Tahirin, por edhe pse qëndruan rreth 60 minuta duke e pritur ai nuk mbërriti. Në mediat italiane përmendet emri i ish-ministrit si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. Një ditë më parë lajmi se kushëriri i tij, 39-vjeçari Moisi Habilaj ishte arrestuar në Itali me 3.5 ton drogë, bëri bujë në të gjitha mediat. Kryeprokurori kishte refuzuar takimin me Tahirin pasi siҫ duket nuk e harron reagimin e ish-ministrit të Brendshëm në shtatorin e 2016 kur ai ishte kërcënuar dhe ishte detyruar të dërgonte familjen jashtë vendit. Një burim zyrtar në Prokurori tha për Panoramën se arsyeja pse Llalla nuk e ka pritur Tahirin është fakti se ai konsiderohet person “i dyshuar” sa i përket çështjes që po hetojnë italianët për trafikun e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY