DEKLARATA/ Deputetët e opozitës në bllok: Nuk do tolerojmë sjellje rrugaçërore, të...

DEKLARATA/ Deputetët e opozitës në bllok: Nuk do tolerojmë sjellje rrugaçërore, të merret masë disiplinore ndaj Ditmir Bushatit

774
0
Shares

Deputetët e opozitës kanë reaguar në bllok sot, pas mbledhjes së Komisionit parlamentar të Integrimit.
Duke dënuar sjelljen e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmri Bushati, nëpërmjet një deklarate, deputetët e opozitës bëjnë të ditur se nuk do tolerojmë sjellje rrugaçërore në Komisionin e Integrimit, ndërsa kërkojnë të merret masë disiplinore ndaj Ditmir Bushatit.

Deklarata e plotë
Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017, shprehemi si me poshte vijon:
Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumenteve dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z. Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetët e tjerë të opozitës.
Ne, anëtarët e Komisionit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit.
Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë. Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Kejdi Mehmetaj
Aldo Bumçi
Grida Duma
Vangjel Dule
Jorida Tabaku
Viktor Tushaj
Genc Pollo

*Bashkëngjitur deklarata e Komisionit për Integrimin Europian, së bashku me nënshkrimet e deputetëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY