SKANDAL/ Fier, Policia konfirmon pengmarrjen dhe fshehjen e saj – Denoncimin e...

SKANDAL/ Fier, Policia konfirmon pengmarrjen dhe fshehjen e saj – Denoncimin e bëri kreu i PD

289
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Fierit, në tentativë “për të vënë vetullat, ka nxjerrë sytë”, me “sqarimin” për pengmarrjen disa ditëve më parë në këtë qytet, të denoncuar dje me fakte dhe emra, nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Policia e Fierit, konfirmon se pengmarrja ka ndodhur, por ndërsa tenton “të justifikohet” me publikimin e saj në web-siten e Policisë së Shtetit, “i qëndron mendimit” se autori ende nuk është identifikuar.
Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, e mësoi dhe e publikoi emrin e pengmarrësit dhe lidhjet e tij me politikanë të njohur, Policia e Fierit, ende “nuk e ka identifikuar”.

 

Njoftimi i Plotë i Policisë së Fierit, i datës 04. 10. 2017

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 03. 10. 2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka bere kallëzim shtetasi F. L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë , Fier, se më datë 02.10.2017, në lagjen “1 Maj” Fier është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë.

 

Njoftimi i Plotë i Policisë së Fierit, sot

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Në lidhje me statusin e publikuar nga Kryetari i Partisë Demokratike në rrjetin social facebook ku akuzohet Policia e Fierit për fshehjen e një ngjarje, informojmë se ngjarja në fjalë nuk është fshehur, por sipas procedurës standarde të punës është publikuar dhe mund të gjendet lehtësisht si çdo njoftim tjetër në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit.
Konkretisht ngjarja e pasqyruar në web “Më datë 03. 10. 2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi F. L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë Fier, se në datë 02. 10. 2017, në lagjen “1 Maj” Fier është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë”.
Policia e Shtetit është e vendosur të kryejë detyrën me përgjegjësi e seriozitet dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri e këdo që shkel ligjin. E për këtë arsye, Policia e Shtetit fton çdo qytetar dhe parti politike të kërkojë informacion duke u garantuar përgjigje në kohë, për të shmangur pasaktësitë në mos abuzimet me faktet. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY