Pogradec, punimet e hidrocentralit prishin rrugën Egnatia, nën hetim administratori i firmës

Pogradec, punimet e hidrocentralit prishin rrugën Egnatia, nën hetim administratori i firmës

200
0
Shares

Rruga “Egnatia” ka oësuar dëmtime si pasojë e ndërtimit të hidroçentralit në Velçan të Pogradecit. Për pasojë administratori i firmës private të ndërtimit po procedohet penalisht, pasi akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i rrugëve”. Raportohet se gjatë punimeve një segment rrugor i rrugës së vjetër “Egnatia”, me gjatësi 80 m. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E. K., 51 vjeç, banues në Tiranë. Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie, e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNATIA. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, neni 155 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY