FOTO/ Elbasan, sekuestrohen 2800 euro false, në pranga 36 vjeçari

FOTO/ Elbasan, sekuestrohen 2800 euro false, në pranga 36 vjeçari

142
0
Shares

Një 36 vjeçar ka rënë në pranga pasi falsifikonte monedha. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh. Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 13.10.2017, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë.Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY