Berisha vë përballë fakteve Ramën: Pse nuk flet që vëllai jot Olsi...

Berisha vë përballë fakteve Ramën: Pse nuk flet që vëllai jot Olsi lëvizte me makinën e kokainës

374
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë përballë fakteve Kryeministrin Edi Rama në lidhje me vëllain e tij Olsi, të cilin edhe pak kohë më parë e ka akuzuar se lëvizte në një makinë që kryente trafikun e drogës.

“Sapo erdhi në pushtet dhurata e parë që iu bë Shqipërisë ishte uzina e kokainës në Elbasan. Ai ishte kryeministër por vëllai i tij Olsi Kristaq Rama është gjetur në TIMS të kalojë kufirin me makinën e përshtatur nga Ilir Hoxha, Gentjan Gjonaj dhe Genci Xhixha me targë AA635DM. I vëllai i Edi Ramës ka kaluar kufirin me këtë makinë më 8. 6. 2013, ka kaluar kufirin më 13. 7. 2013, 8.8. 2014, 6.6 2014, 11. 7. 2014 me këtë makinë kanë kaluar kufirin për transport droge të gjithë ata që janë brenda veç këtij që është vëllai i Ramës e s’mund të preket. Pse ndodhej yt vëlla në makinën e kokainës, jep sqarime”,- tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY