Gazetari jep alarmin: Ajo që ndodhi mbrëmë në Lushnje është vetëm fillimi,...

Gazetari jep alarmin: Ajo që ndodhi mbrëmë në Lushnje është vetëm fillimi, ata që u vranë nuk ishin shënjestra

111
0
Shares

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për masakrën që ndodhi ditën e djeshme në Lushnje.
Hoxha duke folur në emision foli për disa detaje të papërmendura duke thënë se vrasja e ditës së djeshme është vetëm fillimi i një historie që do të zgjasë shumë.
Ai tha se kanë qenë 4 të plagosur dhe tre veta të armatosur që kanë qëlluar me tre kallashnikov.
“Ato imazhe që u panë në Lushnje dje nuk janë fundi, por janë vetëm fillimi. Pasi ata që u vranë nuk ishin shënjestra. Ata janë djem të rinj por nuk janë ata që u shënjestruan dje. Ky është vetëm fillim i kësaj histori. Por më bën përshtypje të gjithë këta njerëz si autorët por edhe të tjerë enden të lirë. Në fakt janë 4 autorë, nuk e ka nxjerrë askush më parë, por po ta them unë për herë të parë. Kanë qenë tre veta me kallashnikov. Kanë qëlluar në mënyrë barbare dhe njëri nga të vrarët mund të ketë marrë 40 plumba”, tha gazetari Artan Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY