DENONCIMI I FORTË/ “Rama përdori këtë kriminel të kërkuar nga Interpoli për...

DENONCIMI I FORTË/ “Rama përdori këtë kriminel të kërkuar nga Interpoli për të fituar zgjedhjet”

91
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme. Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka zbuluar me emër dhe foto, një kriminel që sipas tij kërkohet nga Interpoli, dhe që kreu i qeverisë e ka përdorur për fushatat e tij në vitet  2017, 2015, 2013, 2011, 2009. Basha nxorri live në emision foto të Durim Keçit me Blendi Klosin, dhe pjesëmarrjen e tij në takimet e Partisë Socialiste. Kreu i PD tha se ekzistojnë dhe tabulate telefonatash, ku tha se thuhet: “Sa të jetë Edi Rama kryeministër, nuk ka bir … të eskktradojë Keçin në Itali”.

“Pse nuk është ekstraduar, mund të humbasë rrugës, mund ta çojë në shtëpi e të arratiset, ashtu si Mark Frroku pasi takoi në Pukë Edi Ramën. Në Shijak e Durrës Keçi ka bërë namin, falë tij e mori pushtetin Edi Rama dhe Vangjush Dako. Lista e Interpolit kontrollohet nga Rama, ai e vendos se kush do arrestohet dhe jo. Rama nuk i çon në burg, se Rama është bosi i bosëve,”- tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY