Vrau efektivin e FNSH-së, Prokuroria kërkon burg përjetë për David Qosen

Vrau efektivin e FNSH-së, Prokuroria kërkon burg përjetë për David Qosen

56
0
Shares
David Qosja ne gjykate

Prokuroria kërkon burg për jetë për David Qosen i cili akuzohet se në 2 shtator 2016 vrau efektivin e FNSH-së Ardian Kodra në Torovicë.
Në 23 tetor Krimet e Rënda do japin vendimin përfundimtar.
Ai e ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të policisë, por më parë tha ai e kishin qëlluar të tjerë nga mali në drejtim të shtëpisë së tij.
Qose ka deklaruar në gjyq se nuk kishte qëllim të vriste policin, “doja që efektivët të mos hynin në banesë. Qëllova sepse në banesën time u gjuajt në fillim nga banesa e fqinjit nga mali”.
Mbi të rëndojnë tre akuza, “vrasja e policit”, “vrasje e policit në tentativë “dhe “armëmbajtje pa leje”.
Avokatët e Qoses thanë se ngjarja mund të konsiderohet si ‘vrasje nga pakujdesia’.

Ardian Kodra, polici i vrare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY