Publikohet emri i shqiptarit te vrare ne Athine

Publikohet emri i shqiptarit te vrare ne Athine

154
0
Shares

Shqiptari i vrarë të dielën në lokalin e tij në Athinë, sipas mediave greke është 39 vjeçari Roland Shembitrashi. Ai njihej në zonën e Glifadhës, ku dhe ndodhi atentati me nofkën “Roni”.

I plagosur në atentat mbeti edhe një tjetër shqiptar i identifikuar si Gjergji Kapaj, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe është në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet greke flasin për një ekzekutim të pastër që lidhet me larje hesapesh për çështje të trafikut të drogës.
Sipas policisë, autorët kanë qenë dy persona të maskuar, që dyshohet se ishin shqiptarë. Rreth orës 4:30 të mëngjesit të së dielës, ata kanë hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku ndodhej 39 vjeçari Shembitrashi dhe miku i tij shqiptar. Nga plumbat kanë marrë plagë të lehta dhe dy klientë grekë.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY